21 leksione për shekullin e 21

1500 L

Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, “Sapiens” dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë ccdo individi në epokën tonë

Yuval Harari

Prof. Yuval Noah Harari është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe jep mësim në Universitetin e Jeruzalemit. Ai konsiderohet si një nga mendjet më briliante, me njohuri në shumë disiplina, për të shpjeguar origjinën e qenies njerëzore, evoluimin e tij në histori dhe rolin e Njeriut në shekujt në vijim. Libri i tij “Sapiens” është shndërruar në një bestseller absolut për disa vite me radhe Prof. Yuval Noah Harari ka lindur në Haifa të Izraelit në vitin 1976, me prindër libanezë. Ai ka marrë titullin Doktor në Universitetin e Oksfordit në vitin 2002 dhe tani është pedagog në Departamentin e Historisë në Universitetin Hebreë të Jeruzalemit. Ai është i specializuar në historinë botërore, historinë mesjetare dhe historinë ushtarake, Kërkimet e tanishme janë të fokusuara në çështje të rëndësishme historike: Cila është marrëdhënia mes historisë dhe biologjisë? Çfarë është thelbësore në dallimin mes Homo sapiens-it dhe kafshëve të tjera? A ekziston drejtësia në histori? A ka historia një drejtim? A bëhen njerëzit më të lumtur teksa shfaqen në histori. Prof. Harari ka dhënë gjithashtu kurse të hapura online të titulluara “Një histori e shkurtër e qenies njerëzore”. Prof Harari ka ftuar dy herë çmimin Polonsky për kreativitet dhe origjinalitet në vitin 2009 dhe 2011. Në vitin 2011 fitoi çmimin Moncadi për “Historia ushtarake për shoqërinë”.

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%