Banda e Mesnatës

1200 L

Tomi, pasi ha kokës një top kriketi, përfundon në spitalin “Lord Fant”, ku përballet me njeriun më të frikshëm që ka parë ndonjëherë. Dhe, kur mendon se gjërat nuk kanë ku të shkojnë më keq, has kryeinfermieren që drejton pavijonin e fëmijëve.

Por Tomit nuk i shkon mendja që do të nisë udhëtimin më epik në jetën e tij.

Kjo është historia magjike e pesë fëmijëve të atij pavijoni… në kërkim të aventurave!

Libri i nëntë për fëmijë nga David Walliams është historia e dhembshurisë dhe miqësisë – dhe dëshmia se si ëndrrat bëhen realitet.

Kategori: , ,

David Walliams

David Walliams është një aktor dhe shkrimtar shumë i njohur në Britaninë e Madhe. Fama e tij është rritur si shkrimtar për fëmijë që me publikimin e librit “Djali në fustan” i botuar në vitin 2008, dhe që pati vlerësimet maksimale nga kritika. Që pas asaj periudhe është cilësuar si pasuesi më i denjë i Roald Dahl në letërsinë për fëmijë. Sot është ndër shkrimtarët më të pëlqyer në botë nga lexuesit e vegjël

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

E-mail: info@botart.al / botartinfo@gmail.com

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese