Tom Gejts 1 – Bota brilante e Tom Gejts
800 L
Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më “mungon pikësynimi”. Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha fillimisht… mmm???
Liz Pichon ka qenë e pasionuar pas artit në shkollë, është bërë dizajner dhe drejtuese arti në Jive Records dhe më pas nisi të publikojë libra për fëmijë. Pas botimit të librit Bota brilante e Tom Gates në Britaninë e Madhe fitoi disa çmime prestigjioze në letërsinë për fëmijë duke përfshirë çmimin Roald Dahl, Çmimin e Librit për Fëmijë nga Waterstone dhe çmimin “Blue Peter Book”. Pichon jeton në Brighton në Angli bashkë me familjen e saj