Bota e Ramonës

700 L

Bota e Ramonës është libri i tetë në serinë shumë të njohur Ramona Kuimbi nga autorja Beverly Cleary. Botuar në vitin 1999, Bota e Ramonës u shkrua pesëmbëdhjetë vjet pas librit paraardhësit të saj, Përgjithmonë Ramona dhe është libri i fundit që Cleary publikoi.

Kategori:

Beverly Cleary

Më 12 prill 1916 lindi autorja e famshme amerikane, Beverly Cleary, e njohur sidomos me aventurat e personazhit të dashur Ramona Kuimbi, po ju njohim me disa fakte interesante rreth saj që me siguri nuk i dini. Cleary nuk ka shkuar kurrë në kopsht dhe ka mësuar të lexojë rrjedhshëm në klasë të dytë: “Për sa kohë më lexon ime më përse duhet të lodhem”. Libri i saj i parë “Henri Hagins” më 1949 iu ble nga botuesi për 500 $. Para se të bëhej shkrimtare punonte si asistente në një librari. Ramona Kuimbi është personazhi që ka marrë më shumë dedikime nga fansat e autores. Sipas saj, Ramona kur të rritet do të udhëtojë si endacake nëpër Europë. Shkrimi i saj udhëhiqet nga dy parime: 1 - Dil kundër rrymës: 2- Nëse je një shkrimtar i mirë je injorant në marketing. Libri i saj i fundit titullohej “Bota e Ramonës” dhe u publikua më 1999. “Shkrimtarët e mirë duhet të dinë se kur vjen koha për t’u tërhequr”, thotë ajo.

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%