Përshkrim
Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova me emrin Iliaz Bazna, ose me pseudonimin e tij Cicero, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë. Po kush është Iliaz Bazna alias Cicero? Iliaz Bazna alias Cicero ka lindur në një familje shqiptare në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e njohur si Perandoria Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që “çështja Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhit të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë. Turqia ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk ka marrë pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi vendosi të mbetet neutral. Në vitin 1939, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, britanikët angazhuan Ciceronin si një asistent personal të ambasadorit britanik Sir Hughe Montgomery Knatchbull-Hugessen.