Ditarët e Peshkopes 2, Rrëfenja të një vajze jo shumë të njohur nëpër festa

1000 L

Seria e Librave Ditarët e Peshkopes tregojnë jetën e Niki Maksuell, nxënëse e klasës së tetë, kur ajo zhvendoset në një shkollë të re të zymtë; betejat epike me nënën e saj për një iPhone; entuziazmin e saj për vizatim dhe art dhe një marrëdhënie dashuri / urrejtjeje me vajzën më të njohur të shkollës së re, një vajzë me emrin Mackenzie, e cila bëhet rivale e Niki në një konkurs shkollor në art. Niki shkruan për miqësitë, përplasjet, popullaritetin dhe familjen me një zë unik dhe të freskët që ende përcjell një vërtetësi universale. Skicat e Niki gjatë gjithë ditarit së saj shtojnë humorin e librit duke e shndërruar atë në një hit i pagabueshëm për lexueset adoleshente.

Rachel Russell

Rachel Renée Russell është shkrimtare amerikane, e njohur për serinë “Ditaret e peshkopes”. Ka lindur më 13 mars 1959 në Michigan (SHBA) dhe ka shkruar disa libra për fëmijë, të cilët tashmë janë bestseller ndërkombëtarë.

Përshkrim

Tashmë e ambientuar në shkollën e saj të re dhe e rrethuar nga dy shoqe të mrekullueshme Kloi dhe Zoi, duket sikur jeta po tregohet shumë bujare me Nikin, sidomos kur fiksimi i saj në shkollë, Brandon i kërkon të jetë partnerja e tij në një eksperiment të rëndësishëm që ai po zhvillon në laboratorin e shkollës. Zbuloni në këtë këtë libër të dytë të serisë Ditaret e Peshkopes sprovat me të cilat duhet të përballet Niki, vajza jo shumë e njohur nëpër festa.

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

E-mail: info@botart.al / botartinfo@gmail.com

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese