Fëmija brenda teje

1200 L

Marrëdhënie të lumtura
nëpërmjet besimit
të hershëm

Të gjithë kemi nevojë për t’u ndierë të pranuar dhe të dashur. Vetëvlerësimi dhe besimi i hershëm krijohen gjatë fëmijërisë dhe na shoqërojnë gjithë jetën. Eksperiencat jo të mira ndikojnë dhe përcaktojnë në mënyrë të pavetëdijshme ndërtimin e marrëdhënieve tona.
Autorja e suksesshme Stefani Stahl sjell një qasje të re e të dobishme rreth “Fëmijës së Brendshëm”, në të cilën trajtohet “Fëmija i lënduar i Errësirës”.
Aty gjenden Fjalitë Bindëse negative dhe ndjenjat që lindin si pasojë e tyre. Nëse arrijmë të miqësohemi me të, shfaqet “Fëmija i Dritës”- një qenie e fortë dhe plot energji, që na mundëson marrëdhënie të lumtura.

Kategori:

Përshkrim

“Fëmija brenda nesh” është pjesë shumë e rëndësishme e
pavetëdijes sonë, një përmbledhje e frikërave, shqetësimeve,
nevojave, të cilat i kemi përjetuar që në fëmijërinë e
hershme. Eksperiencat negative dhe pozitive gjatë fëmijërisë
janë të ngulitura thellë në pjesën tonë të pavetëdijshme. Të
parat qëndrojnë eksperiencat negative, të cilat na krijojnë
vështirësi kur rritemi. Sepse “Fëmija i Brendshëm” përpiqet
që t’i largojë ngjarjet lënduese të përjetuara në fëmijëri.
“Fëmija ynë i Brendshëm” në një mënyrë të pavetëdijshme
ka një ndikim të madh te ndjenjat, mendimet dhe veprimet
tona. Madje, shumë më tepër nga ajo që mund të kuptojmë.
Por si mund ta rifi tojmë mungesën e besimit?
Fëmija brenda nesh duhet ta rigjejë folenë, shpjegon
psikoterapistja Stefanie Stahl. Pasi, ai që nuk e ka një fole të
brendshme nuk gjen dot as edhe një të jashtme. Nëpërmjet
ushtrimeve praktike do ta njohim Fëmijën e Brendshëm jo
vetëm si “Fëmija i Errësirës” por edhe si “Fëmija i Dritës”.
Ushtrimet do të na ndihmojnë të hedhim pas krahëve
eksperiencat e hershme negative, duke na orientuar drejt
mënyrave të reja të sjelljes, nëpërmjet të cilave do të
mundemi të krijojmë marrëdhënie dhe një jetë më të lumtur.

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

E-mail: info@botart.al / botartinfo@gmail.com

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese