Fëmijët më të këqij në Botë 2

1300 L

A TA MBAN TË TAKOSH FËMIJËT MË TË KËQIJ TË BOTËS?
Kujdes! Këtu janë dhjetë histori fringo të reja për pesë vajza të frikshme dhe pesë djem më të këqij se vetë e keqja.
Mes tyre do të ndeshni Hambertin, beben e babëzitur, që i përlan prindërit e vet me gjithë shtëpi, apo do t’i shkelni syrin Giseldës mizore, që vdes t’ia punojë të gjithëve në shkollë me koleksionin e saj të zvarranikëve ngjethës, të përkryer për t’u fshehur te kilotat e drejtoreshës.
Nga autori më i shitur Numër Një, David Walliams, vjen kjo përmbledhje me dhjetë histori të këqija që të mahnitin, të cilat janë ilustruar me ngjyra të lavdishme nga piktori gjenial Tony Ross.

Kategori:

David Walliams

David Walliams është një aktor dhe shkrimtar shumë i njohur në Britaninë e Madhe. Fama e tij është rritur si shkrimtar për fëmijë që me publikimin e librit “Djali në fustan” i botuar në vitin 2008, dhe që pati vlerësimet maksimale nga kritika. Që pas asaj periudhe është cilësuar si pasuesi më i denjë i Roald Dahl në letërsinë për fëmijë. Sot është ndër shkrimtarët më të pëlqyer në botë nga lexuesit e vegjël

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

E-mail: info@botart.al / botartinfo@gmail.com

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese