Gratë e Rotshildëve

2500 L

“Magjepsës… me më shumë personazhe
dhe ndërthurje veprimesh sesa një
roman dhe me më shumë zemër sesa
shumica e historisë.”
CATERINA OSTLER

Kategori:

Përshkrim

Familja që u ngrit nga getoja e Frankfurtit në një pasuri dhe pushtet të pakrahasueshëm, është mitizuar shumë.
Megjithatë, gjysma e Rotshildëve, femrat, kanë mbetur praktikisht të panjohura.
Nga East End-i i Londrës deri në bregunlindor të Shteteve të Bashkuara, nga Spitalfields-i në kështjellat skoceze, nga Bletchley Park në Buchenwalds dhe nga Vatikani në Palestinë, Natalie Livingstone ndjek jetën e jashtëzakonshme të degës angleze të grave Rotshild, që nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë deri në vitet e hershme të shekullit të njëzetenjëtë.
Si hebreje në një shoqëri të krishterë dhe si gra në një familje thellësisht patriarkale, ato ishin të shpërfillura. Të përjashtuara nga
banka e familjes, gratë e Rotshildëve krijuan dinastinë e tyre të veçantë të vajzave dhe të mbesave, të nënave dhe të hallave/tezeve. Ato
u bënë mikpritëse me ndikim dhe diplomate të talentuara, organizuan fushata elektorale, këshilluan kryeministra, mbrojtën reformat
sociale dhe tregtuan në bursë. Kundërshtuese dhe konformiste, konservatore dhe idealiste, protagoniste dhe të ndrojtura, ato ndërvepruan
me të gjithë, që nga mbretëresha Viktoria deri te Khaim Vaizmani, nga Rosini te Thelonious Monku nga Duka i Uellingtonit tek Alek Gines,
si dhe me tregtarët e amfetaminës, me aktivistët e të drejtës së votës dhe artistët pararojë. Ato luajtën një rol pionier në lëvizjen mjedisore, skandalizuan botën e tenisit për femra duke prezantuar shërbimin nga lart dhe garuan me makinë me Mails Dejvisin, në Manhatan. Tërheqës dhe magjepsës, libri “Gratë e Rotshidëve” u jep zë grave të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin
pritshmëritë e familjes dhe të shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
Në themel të gjithçkaje qëndronte nëna e biznesit, Gutle, e cila nëpërmjet prikës së saj i siguroi të shoqit kapitalin themelor të biznesit, administroi familjen Rotshild dhe luajti një rol esencial në vitet e para të bankës. Në brezin e ardhshëm, ndërkohë që operacionet e familjes u zgjeruan me shpejtësi, dy figura – njëra e martuar në familje, tjetra e lindur në të – farkëtuan modele shumë të ndryshme të gruas Rotshild për shekullin e nëntëmbëdhjetë. Hana Rotshild (e lindur si Kohen) u bë një këshilltare personale e pazëvendësueshme e themeluesit të bankës angleze, duke modeluar gjithashtu imazhin publik të familjes. Ndërkohë, kunata e saj, Henrieta Rotshild, dha një model më të guximshëm të asaj se çfarë mund të ishte një grua Rotshild…

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese