Përshkrim
Çfarë dimë ne për gratë parahistorike?
Tridhjetë e tre nga specialistët më të mëdhenj të botës (para-
historianë, antropologë, arkeologë, etnologë, gjenetistë) përpiqen t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje në këtë hulumtim të rrallë. Kapitull pas kapitulli, klishetë dhe paragjykimet zbërthehen, të mbështetura nga prova, për t’i rikthyer Lady Sapiens-it vendin që i takon në historinë e njerëzimit.
E mendonim të dobët dhe të brishtë, ajo na shfaqet gjuetare, luftëtare dhe e fuqishme.
E mendonim të egër dhe primitive, shkenca zbulon se ajo zotëronte shumë njohuri dhe kujdesej për trupin dhe pamjen e saj.
E imagjinonim të nënshtruar, ajo respektohej, nderohej, adhurohej…
Frymëmarrja, hapat, gjestet e saj të rizbuluara, na ftojnë të rinjohim historinë e origjinës sonë.
Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit ne jemi.
Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?