Ramona Kuimbi

700 L

Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonjën Kemp, e cila kujdeset për atë gjatë kohës kur nëna është në punë. Nëse zonja Kuimbi nuk do të punonte, atëhere zoti Kuimbi nuk do të mund të kthehej në kolegj. Por, më e rëndësishmja është që klasa e tretë nuk është ashtu siç e priste Ramona. Deni, pra majmuni, tallet me të dhe një ditë të tmerrshme ajo vjell në shkollë. Të jesh 8 vjeç nuk është e lehtë, por as diçka shumë e vështirë.

Kategori:

Beverly Cleary

Më 12 prill 1916 lindi autorja e famshme amerikane, Beverly Cleary, e njohur sidomos me aventurat e personazhit të dashur Ramona Kuimbi, po ju njohim me disa fakte interesante rreth saj që me siguri nuk i dini. Cleary nuk ka shkuar kurrë në kopsht dhe ka mësuar të lexojë rrjedhshëm në klasë të dytë: “Për sa kohë më lexon ime më përse duhet të lodhem”. Libri i saj i parë “Henri Hagins” më 1949 iu ble nga botuesi për 500 $. Para se të bëhej shkrimtare punonte si asistente në një librari. Ramona Kuimbi është personazhi që ka marrë më shumë dedikime nga fansat e autores. Sipas saj, Ramona kur të rritet do të udhëtojë si endacake nëpër Europë. Shkrimi i saj udhëhiqet nga dy parime: 1 - Dil kundër rrymës: 2- Nëse je një shkrimtar i mirë je injorant në marketing. Libri i saj i fundit titullohej “Bota e Ramonës” dhe u publikua më 1999. “Shkrimtarët e mirë duhet të dinë se kur vjen koha për t’u tërhequr”, thotë ajo.

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%