Përshkrim
…Gjuha shqipe u dha shumë prej të ashtuquajturve “grekë” dhe “turq” një mjet të përbashkët komunikimi dhe ndonjëherë një ndjenjë të përbashkët solidariteti, e cila mund të kapërcente ndarjen fetare dhe shpesh minonte fushatat e sulltanit. Me kalimin e kohës, shqiptarët u ndanë mes atyre që ndiqnin çështjen greke dhe atyre që ndoqën sulltanin. Ushtritë osmane në Ballkan i varën shumë shpresat te luftëtarët shqiptarë, të krishterë dhe myslimanë, të kontraktuar me një pagë mujore dhe Porta e Lartë shqetësohej me të drejtë rreth pamundësisë për të besuar te ata. Njëri prej tyre ishte banda e krishterë suliote, luftëtarë të ashpër malësorë të grupuar rret udhëheqësve të klaneve, të cilët gradualisht u integruan në përpjekjet e grekëve gjatë luftës. Detarët shqipfolës të Hidrës dhe Speces përbënin bazën e flotës greke. Madje anëtarët kryesorë hidriotë të qeverisë greke – përfshi edhe një president të kohës së luftës – herë pas here përdornin shqipen midis tyre për të ndaluar të tjerët, në anën e tyre, që të lexonin korrespondencën e tyre…