Përshkrim
Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts.
Nëse trupat tanë do të mund të na flisnin, do të kishim një tjetër histori. Nëntëdhjetë për qind nga ne vuajmë nga sheqeri i tepërt në sistemin tonë – dhe shumica prej nesh nuk e di.
Simptomat? Nepsi, lodhja, infertiliteti, puçrrat, rrudhat… Dhe, me kohë, zhvillimi i sëmundjeve, të tilla si: diabeti i tipit 2, kanceri dhe dementia.
Duke u mbështetur në arritjet e fundit të shkencës, si dhe në kërkimet e veta pioniere, biokimistja Jessie Inchaupsé ofron 10 truke të thjeshta të të ushqyerit dhe të mënyrës së jetesës, që ju ndihmojnë të eliminoni simptomat – pa iu nënshtruar dietave, apo pa hequr dorë nga ushqimet që ju ashuroni. Për shembull:
• Si mund t’ju bëjë të humbisni në peshë pa mundim, ngrënia e ushqimit në rendin e duhur?
• Cili përbërës sekret do t’ju lejojë të hani ëmbëlsira dhe, përsëri, të vijoni të digjni yndyrën tuaj?