Robespier dhe Revolucioni Francez

1200 L

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceroni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.

Kategori: ,

Përshkrim

Një kompozim i Epinalit na paraqet portretin në transformim të Maksimilian Mari Izidor Dë Robespier (1758 – 1794). Bir i një avokati nga Arrasi, pasi arriti të zgjidhet deputet i “shteteve të përgjithshme”, u bë i njohur te jakobinët për ashpërsinë e parimeve që mbronte dhe iu kundërvu luftës kundër Austrisë.

Joel Schmidt propozon një vështrim tjetër ndaj kësaj figure historike. Në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, Robespieri ngurron të nënshkruajë një vendim me vdekje, ndërsa revolucioni e transformoi, duke i ngjallur një mendim sa ndriçues po aq dhe çnjerëzor.

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceroni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez , herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit. Në mbrëmjen e 10 Termidorit, Revolucioni, të cilit ai iu përkushtua aq shumë, e gllabëroi të tërin, duke përfunduar dhe ai vetë në gijotinë, së bashku me njëzet e dy përkrahësit e tij.

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

E-mail: info@botart.al / botartinfo@gmail.com

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese