Shoqja nga e ardhmja

1200 L

ERDHI SHOQJA NGA E ARDHMJA…! Një aventurë shpërthyese nga David Baddiel që është shumë para në kohë… 1001 VITE PARA! 2019

Përshkrim

Rahul Agaruali është një shpikës gjenial, ndërsa familja e tij ka një magazinë plot me gjëra, të cilat ai mund t’i përdorë për të ndërtuar ato pajisjet e tij të çmendura. Kjo duhet ta bëjë të lumtur.

Por Rahuli ka një problem të MADH: ai ndihet i vetmuar.

3020

Pip@256X#YY.3_7 ndihet po aq e vetmuar… ajo nuk largohet dot prej dhomës së saj të ndenjjes, për shkak se jashtë bën tmerrësisht nxehtë.

Kjo deri ditën që ajo vendos të eksplorojë një dritë të gjelbër në laboratorin e shtëpisë dhe e gjen veten në një magazinë, në vitin 2019.

Të dy bashkë, Rahuli dhe Pipi nuk janë më vetëm. Ama kanë një sërë telashesh të reja. Përfshirë gjetjen e një mënyre se si të kthehen në 3020-ën.

Dhe… ndoshta… të shpëtojnë edhe botën…

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

E-mail: info@botart.al / botartinfo@gmail.com

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese