Spiun mes shokësh

2000 L

E treguar në bazë të dosjeve të porsahapura té MI5-és dhe të dokumenteve familjare të pazbuluara më parë, libri “Spiun mes shokësh” është historia e një mashtrimi monumental, që përcaktoi betejën e spiunazhit gjatë Luftës se Ftohtë dhe dërgoi qindra veta drejt vdekjes. Jeta mahnitëse e Kim Filbit, dezertorit britanik dhe urithit sovjetik më famëkeq në histori, është një rrëfenjë e besnikërisë politike dhe dyfaqësisë personale; e një ekzaminimi të tmerrshëm se ku arrin ta njohësh tjetrin në të vërtetë.

Kategori:

Përshkrim

Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik pa lidhje me pjesën tjetër të botës. Por Shqipëria, e futur mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Adriatikut, do të bëhej një çelës në fushëbetejën e Luftës së Ftohtë. Pas luftës, Zogu, Mbreti i Shqipërisë, u rrëzua nga froni sepse vendi ra nën sundimin e hekurt të Enver Hoxhës, udhëheqësi i pamëshirshëm dhe dinak i partizanëve komunistë, që filloi të shndërronte Shqipërinë në një shtet stalinist. Në vitin 1949 Shqipëria ishte një objektiv joshës për skifterët antikomunistë në Shërbimin e Fshehtë Britanik dhe atë amerikan: e ndarë nga Jugosllavia dhe Blloku Sovjetik (Jugosllavia u shkëput nga BRSS-ja), Shqipëria ishte një vend i varfër feudal, me një popullsi të vogël dhe politikisht të paqëndrueshme.
E parë nga Londra dhe Uashingtoni përmes një filtri që ua paraqiste siç e donin vetë, Shqipëria dukej të ishte gati të trondiste komunizmin: diversantë të stërvitur do të hidheshin në Shqipëri për të vendosur lidhjet me grupet rebele, duke ndezur më në fund një luftë civile që do të rrëzonte Hoxhën. Mendohej se po të minohej me sukses komunizmi shqiptar atëherë kjo do të shkaktonte një “reaksion zinxhir, që do të zmbrapste valët e imperializmit sovjetik”…

Shtëpia Botuese Botart

Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd. 5, H. 6, Tiranë

Tel: 0035542222213 Cel: 00355692098808

E-mail: info@botart.al / botartinfo@gmail.com

Facebook: Shtepia Botuese Botart 

Instagram: botart.shtepi.botuese