Tom Gejts 10 Aftesi super te mira (pothuajse)
900 L
Kujdes! Tomi, Delia dhe e gjithë familja Gejts po shkojnë me pushime. Si do të arrijë Tomi ta mbajë veten të zënë përgjatë pushimeve në kampin më të mërzitshëm që keni parë ndonjëherë? Duke vizatuar natyrisht! Një histori e re emocionuese qe pret me padurim te vizatoni edhe ju pushimet tuaja!
Liz Pichon ka qenë e pasionuar pas artit në shkollë, është bërë dizajner dhe drejtuese arti në Jive Records dhe më pas nisi të publikojë libra për fëmijë. Pas botimit të librit Bota brilante e Tom Gates në Britaninë e Madhe fitoi disa çmime prestigjioze në letërsinë për fëmijë duke përfshirë çmimin Roald Dahl, Çmimin e Librit për Fëmijë nga Waterstone dhe çmimin “Blue Peter Book”. Pichon jeton në Brighton në Angli bashkë me familjen e saj